Aktualisht janë rreth 16.000 njerëz që jetojnë në qytetin strategjik të Pokrovskut në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck; 177 prej tyre janë fëmijë. Evakuimi i banorëve vazhdon, ndërsa forcat ruse përparojnë. Një vijë mbrojtjeje është duke u përgatitur rreth Pokrovskut, ndërsa ushtria ruse besohet të jetë vetëm disa kilometra larg qytetit. Por, si jetojnë njerëzit në qytetin e vijës së parë të frontit nën granatimet e vazhdueshme ruse?
Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, vizitoi qytetin strategjik të Pokrovskut që gjendet në rajonin e Donjeckut, për të zbuluar më shumë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)