Ndërlidhjet

Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani


Bujtina duke u djegur nga zjarri në Rumani, 26 dhjetor 2023.
Bujtina duke u djegur nga zjarri në Rumani, 26 dhjetor 2023.

Së paku pesë njerëz kanë vdekur si pasojë e një zjarri që e përfshiu një bujtinë në një fshat në veri të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, të martën në mëngjes.

Gjatë ditës, ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja të ndërtesës për pesë persona të tjerë të zhdukur.

Autoritetet rumune thanë se 18 persona ia dolën t’i shpëtojnë zjarrit, ndërsa dy të tjerë pësuan djegie dhe po mjekohen në spital.

Zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin në një bujtinë në Rumani, 26 dhjetor 2023.
Zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin në një bujtinë në Rumani, 26 dhjetor 2023.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, edhe pse autoritetet thanë se ndërtesa nuk kishte certifikatë që tregon se është e mbrojtur nga zjarri.

Prokuroria rumune e ka nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit vdekjeprurës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG