Ndërlidhjet

KEDS: Reduktimet në furnizim me rrymë ishin të nevojshme, u shfrytëzuan resurset


Nga 25 dhjetori është shënuar përmirësim në furnizim me energji elektrike në Kosovë.
Nga 25 dhjetori është shënuar përmirësim në furnizim me energji elektrike në Kosovë.

Rritja e konsumit, pamjaftueshmëria e prodhimit dhe kriza ndërkombëtare që ndikoi në rritjen e çmimeve vlerësohen si faktorë që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes me furnizim me rrymë në Kosovë.

Konsumi i rrymës në Kosovë arriti në 1,400 megavatë në orë, sasi kjo që shënoi rekord, deklaroi zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Në një konferencë për media më 25 dhjetor, Buzhala tha se Korporata Energjetike e Kosovës, në këto kushte është detyruar të bëjë reduktime në furnizim me energji elektrike meqë tashmë janë shfrytëzuar të gjitha resurset tjera.

Megjithatë, sipas Buzhalës, që nga 25 dhjetori ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me rrymë.

“Flasim për përmirësim të gjendjes, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë rrjedhimisht ka rënë edhe kërkesa”, tha Buzhala.

Buzhala deklaroi se aktualisht në Kosovë reduktimet e rrymës janë më të vogla krahasuar me disa ditë më herët.

Në anën tjetër, drejtori i sistemit të operimit në KEDS, Bujar Jupaj, tha se plani për reduktimet e energjisë elektrike 8 orë me rrymë dhe 2 pa rrymë është zbatuar në përpikëri, por që sipas tij problem të madh paraqiti mbingarkesa andaj rikthimi i rrymës në disa lagje nuk ishte i mundur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG