Ndërlidhjet

Përmbytje në Afganistan, 31 persona të vdekur


Burra afganë duke shikuar shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet në provincën Maidan Vardak.
Burra afganë duke shikuar shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet në provincën Maidan Vardak.

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 të tjerë janë lënduar, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistan gjatë tri ditëve të fundit, kanë njoftuar autoritetet e udhëhequra nga talibanët, të dielën.

Një zëdhënës i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë më 23 korrik se ndihma urgjente po dërgohet në zonën e katastrofës, në qarkun e Jalrezit, në provincën Maidan Vardak, ku kanë vdekur 26 persona.

Katër persona të tjerë kanë humbur jetën në Kabul, ndërsa në të dy zonat janë zhdukur rreth 40 persona.

Mujahid ka thënë se janë pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen dhe zhdukjen e qytetarëve.

“Janë shkaktuar edhe disa humbje financiare”, ka bërë të ditur zëdhënësi.

Verë përmbytjesh ekstreme nëpër botë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Zyra e guvernatorit provincial ka thënë nëpërmjet një komunikate se qindra shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar, dhe se njerëzit e zhdukur besohet të jenë nën rrënojat e shtëpive të shembura.

Sipas komunikatës, qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur dhe shkatërruar, ndërsa autostrada ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe provincës qendrore Bamijan është mbyllur për shkak të vërshimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG