Ndërlidhjet

Përleshje vdekjeprurëse mes trupave afgane dhe pakistaneze


Automjete duke pritur që të kalojnë pikën kufitare në Torkam më 3 gusht 2024.
Automjete duke pritur që të kalojnë pikën kufitare në Torkam më 3 gusht 2024.

Tre civilë afganë janë vrarë gjatë përleshjeve mes trupave kufitare afgane dhe pakistaneze, pranë pikës kufitare në Torkam, tha zëdhënësi i qeverisë de facto talibane në Kabul më 13 gusht.

Përleshjet ndodhën në orët e vona të 12 gushtit, me trupat pakistaneze që hapën zjarr ndaj forcave afgane, tha zëdhënësi për Ministrinë e Brendshme talibane. Ky zëdhënës shtoi se një grua dhe dy fëmijë u vranë gjatë këtij incidenti.

Ushtria pakistaneze ende nuk ka komentuar për këto përleshje të armatosura. Por, një zyrtar i sigurisë, që foli në kushte anonimiteti, tha se tre trupa paramilitare pakistaneze janë plagosur.

Përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit shpesh ka përleshje të armatosura mes forcave të sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG