Jeta në fshatrat propagandistike të Koresë së Veriut
- Reuters
Këto fotografi janë imazhet e një kombi të izoluar në Korenë e Veriut, të marra matanë kufirit. Njerëz që shihen të angazhuar për ngritjen e një gardhi ushtarak apo duke punuar në fusha orizi. Fotografitë janë bërë gjatë një turneu mediatik nga Koreja e Jugut dhe Kina. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Njerëzit e Koresë së Veriut duke punuar në një gardh ushtarak pranë pikës së tyre të rojës në kufirin mes dy Koreve. Fotografia është marrë nga kuverta e vëzhgimit pranë zonës së çmilitarizuar që ndan dy Koretë në Paju, Koreja e Jugut, 4 qershor 2024

2
Burrat në një fushë në Sinuiju të Koresë së Veriut shihen nga Dandongu, provinca Liaoning, Kinë më 20 prill 2021.

3
Fshati propagandistik i Koresë së Veriut "Gijungdong" shihet nga një pikë vëzhgimi e Koresë së Jugut brenda JSA-së gjatë një turneu mediatik në Zonën e Përbashkët të Sigurisë (JSA) në Zonën e Çmilitarizuar (Demilitarized Zone DMZ) në fshatin kufitar të Panmunjomit në Paju, Koreja e Jugut, 03 mars 2023.

4
Njerëzit e Koresë së Veriut duke punuar në një fushë të mbjellë me oriz në fshatin propagandistik të Koresë së Veriut, Kaepoong. Fotografia është marrë nga Platforma e Vëzhgimit të Përbashkët, pranë zonës së çmilitarizuar që ndan dy Koretë në Paju, Koreja e Jugut, 31 maj 2023.