Pensionisti ukrainas mund terrin duke prodhuar vetë rrymë
Një burrë 77-vjeçar ukrainas po i tejkalon ndërprerjet e energjisë elektrike, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, me rrymën që prodhon vetë, duke pedaluar një biçikletë të lidhur me një gjenerator elektrik, i cili ndriçon shtëpinë e tij dhe mbush telefonin mobil. Oleksandr Klimenko mbështetet, po ashtu, në turbinën e vet të erës dhe në panelet e veta diellore, teksa Rusia po vazhdon të sulmojë stacionet e rrymës dhe infrastrukturën tjetër energjetike ukrainase. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
30 nëntor 2024
Sulmohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri
-
29 nëntor 2024
"Dashuri e vështirë" mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së
-
27 nëntor 2024
FSK-ja u pa në veri, por a i lejohet të shkojë?