Parku në Bosnje i frymëzuar nga piktura e Van Goghut
Një biznesmen boshnjak ia ka vënë vetes detyrë që një hapësirë livadhesh natyrore ta kthejë në një kopje të një prej pikturave më të famshme të Vincent van Goghut "Nata me yje". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një pamje nga lart e parkut natyror të frymëzuar nga piktura e Vincent van Goghut "Nata me yje" pranë Visokos, Bosnjë e Hercegovinë, më 17 shtator.

2
“Unë isha ulur këtu, duke parë kodrën pas meje dhe një traktor kaloi nëpër livadhin që ishte këtu në atë moment, duke lënë pas gjurmë në formë spirale. Diçka sapo klikoi në kokën time dhe nuk kisha më asnjë dyshim se çfarë do të bëja në lidhje me hortikulturën dhe arkitekturën e peizazhit (në park)", tha Halim Zulic.

3
Fushat e mbjella me livandë, shkurre dhe liqene ndërthuren për të formuar një rrjet shtigjesh që ngjasojnë me tablonë e famshme, të cilën artisti i trazuar postimpresionist holandez pikturoi më 1889 derisa ishte në një azil në Francë.

4
Zulic bleu 700.000 metra katrorë livadhe dhe kodra jo shumë larg nga vendlindja e tij Visoko, afër Sarajevës, me idenë për ta kthyer atë në një park natyror ku ai dhe të tjerët si ai, mund të shkojnë për pak paqe dhe vetmi. Ai, gjithashtu, vendosi të përdorë një pjesë nga kjo tokë për rikrijimin e pikturës ikonike të Van Goghut.