Ndërlidhjet

Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist


Policia franceze dhe zjarrfikësit në rrugën ku u qëlluan me armë zjarri disa persona. 23 dhjetor 2022.
Policia franceze dhe zjarrfikësit në rrugën ku u qëlluan me armë zjarri disa persona. 23 dhjetor 2022.

Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist.

Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin.

Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez.

Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë "shumë e përdorur" e ushtrisë amerikane Colt 1911.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në zemër të Parisit" dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me udhëheqësit e komunitetit kurd të shtunën.

Sipas Këshillit Demokratik Kurd në Francë (CDK-F), të vdekur janë dy burra dhe një grua.

Pas sulmit, në Paris u mbajtën edhe protesta.

Prokuroria në Paris tha se i dyshuari, 69 vjeç, së fundi ishte liruar nga paraburgimi teksa po priste nisjen e gjyqit për një sulm me shpatë në një qendër të migrantëve. Sulmi kishte ndodhur vitin e kaluar dhe ishin plagosur disa persona.

Disa orë pas sulmit, protestuesit kurdë u përleshën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, përfshirë kosha të plehrave dhe dëmtuan tavolinat e restoranteve.

Ata thanë se po shprehnin zemërimin lidhur me sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë franceze bën pak për ta parandaluar atë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG