Ndërlidhjet

Parashikime për rekord të të hyrave nga turizmi në Spanjë


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Sektori i turizmit në Spanjë pritet të regjistrojë rekord të të hyrave më 2023, për të dytën herë me radhë, pavarësisht inflacionit të lartë, ka thënë Asociacioni i Turizmit Exceltur, të enjten.

Asociacioni ka parashikuar që fitimet të arrijnë në 172 miliardë euro, pas “një fillimi shumë të mirë të vitit” dhe “pritjeve pozitive” për këtë sektor.

Kjo nënkupton rritje prej 8.3 për qind ndaj të hyrave, po ashtu rekorde, të vitit 2022 – 159 miliardë dollarë – dhe 9.4 për qind rritje, në krahasim me të hyrat e vitit 2019.

“Ky skenar është i bazuar në vazhdimësinë e kërkesës, dhe konsolidim të rimëkëmbjes ekonomike” në shtetet evropiane, prej të cilave vijnë shumica e turistëve të huaj.

Asociacioni për Turizëm në Spanjë ka thënë se ky shtet do të përfitojë edhe nga heqja e kufizimeve në udhëtim në Azi dhe Amerikën Veriore.

Spanja, destinacioni i dytë më i vizituar në botë nga turistët, pas Francës, ka mirëpritur 71 milionë vizitorë më 2022, kryesisht nga Britania, Franca dhe Gjermania.

Turizmi përbën 12 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm në këtë shtet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG