Ndërlidhjet

Paralajmërohen protesta të gjera në Afganistan kundër mbylljes së shkollave


Protesta kundër mbylljes së shkollave për vajza në Afganistan.
Protesta kundër mbylljes së shkollave për vajza në Afganistan.

Aktivistet për të drejtat e grave u zotuan të dielën të nisin një valë protestash në të gjithë Afganistanin nëse talibanët dështojnë të rihapin shkollat e mesme të vajzave brenda një jave.

Mijëra vajza të shkollave të mesme ishin dyndur në klasa të mërkurën pasi talibanët rihapën institucionet e tyre për herë të parë që nga marrja e pushtetit gushtin e kaluar.

Por zyrtarët urdhëruan mbylljen e shkollave përsëri vetëm disa orë më vonë, duke shkaktuar zemërim mbarëkombëtar.

"Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Emirateve Islamike që të hapin shkollat e vajzave brenda një jave," lexoi aktivistja Halima Nasari nga një deklaratë e lëshuar nga katër grupe të të drejtave të grave në një konferencë për shtyp në Kabul.

“Nëse shkollat e vajzave mbeten të mbyllura edhe pas një jave, ne do t'i hapim vetë dhe do të bëjmë demonstrata në të gjithë vendin deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha ajo.

Talibanët duhet të ndërtojnë më shumë shkolla për vajza në zonat rurale në vend që të mbyllin objektet ekzistuese, tha deklarata, e cila vjen pasi disa aktiviste të grave u arrestuan muajt e fundit.

"Populli nuk mund të tolerojë më një shtypje të tillë. Ne nuk pranojmë asnjë justifikim nga autoritetet," tha ajo.

Të shtunën, dhjetëra nxënëse dhe gra organizuan një protestë në Kabul duke kërkuar rihapjen e shkollave.

“Gratë, mësueset dhe vajzat duhet të dalin në rrugë dhe të protestojnë”, tha studentja Zarghuna Ibrahimi, 16 vjeçe, e cila mori pjesë në konferencën për shtyp.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG