Në Shkup të Maqedonisë së Veriut është mbajtur Parada e parë e Krenarisë. Pjesëtarët e komunitetit LGBTI dhe mbështetësit e tyre marshuan në rrugët e kryeqytetit, Shkupit. Organizatorët e kësaj Parade, thanë se kjo ngjarje duhet të shërbejë që të drejtat e këtij komuniteti të avancohen dhe të pjesëtarët e këtij komuniteti të pranohen nga shoqëria.