Në Prishtinë sot, më 1 korrik, u mbajt Parada e Krenarisë e komunitetit LGBTI (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët), me moton "Bashkë dhe krenarë". Pjesëmarrësit e paradës erdhën edhe nga rajoni, por edhe nga disa shtete evropiane. Ata thanë se parada për ta përfaqëson liri, barazi dhe festë, por edhe protestë për të drejta të barabarta.