Ndërlidhjet

Paraburgim për gjashtë personat e dyshuar për trafikimin e 11-vjeçares


Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotogrfi nga arkivi.
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotogrfi nga arkivi.

Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Vepra për trafikim dyshohet të ketë ndodhur në qershor. Kjo është vepër e ndarë nga dyshimi për dhunim që ka ndodhur në gusht.

Gjashtë të arrestuarit më 2 shtator, të gjithë të moshës madhore, dyshohen për tri vepra penale në qershor, në periudhën kur e mitura, sipas policisë dhe prokurorisë, ishte raportuar si person i zhdukur.

“Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi” janë veprat për të cilat ata dyshohen.

11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht.

Për pesë të dyshuarit për dhunim, Autoritetet në Kosovë kanë caktuar masën e paraburgimit prej nga një muaji për secilin.

Shoqëria civile dhe shumë qytetarë kanë shprehur mllef lidhur me këtë rast dhe më 30 e 31 gusht janë organizuar dy protesta në Prishtinë me kërkesa për mbrojtje të grave dhe luftim të dhunës ndaj tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG