Ndërlidhjet

Para dhe pas shkatërrimit në Gazë

Imazhet satelitore të publikuara më 26 tetor nga kompania Maxar Technologies, mundësojnë krahasimin e pamjeve në disa lokacione në Gazë, para dhe pas nisjes së sulmeve të Izraelit, si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit në tokën izraelite.

Në krahasim vërehet shkatërrim i ndërtesave dhe terrenit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, mbi 7.000 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite.

Izraeli e ka bombarduar me raketa dhe dronë Rripin e Gazës, teksa përgatitet për pushtim tokësor, me qëllim të, siç thotë, shkatërrimit të grupit militant palestinez, Hamas.

Në Gazën me masë rrethimi, furnizimet humanitare janë zvogëluar dukshëm.


XS
SM
MD
LG