Ndërlidhjet

Papa Françesku lirohet nga spitali


Papa Françesku përshëndet turmat nga ballkoni i spitalit Gemelli në Romë më 23 mars 2025.
Papa Françesku përshëndet turmat nga ballkoni i spitalit Gemelli në Romë më 23 mars 2025.

Papa Françesku u largua nga spitali Gemelli në Romë më 23 mars, pasi për pesë javë u përball me pneumoni. Me të dalë nga spitali, Papa përshëndeti turmën e mbledhur dhe vetura me të cilën po udhëtonte u nis drejt një kishe në Romë dhe më pas në shtëpinë në Vatikan.

Në Vatikan, turma të mëdha njerëzish u mblodhën nëpër rrugë për të pritur Papën 88-vjeçar.

Të shtunën, mjekët njoftuan se Papa do të lirohej nga spitali, por ai, thanë mjekët, duhet të shmangë takime me grupe të mëdha njerëzish dhe të mos i shkaktojë vetes lodhje. Pas një kohe, mjekët thanë se Ati i Shenjtë mund t’iu rikthehet të gjitha aktiviteteve të tij normale.

Papa argjentinas, i cili kur ishte i ri kishte hequr një pjesë të mushkërisë, ishte shtruar në spitalin Gemelli më 14 shkurt, për shkak se gjendja e tij me bronkit u përkeqësua.

Mjekët fillimisht e diagnostikuan me një infeksion të frymëmarrjes dhe më pas thanë se ai kishte pneumoni në dy mushkëritë. Analizat e gjakut shfaqën shenja të anemisë dhe probleme me veshka, por këto ndërlikime u përmirësuan pasi Papa iu nënshtrua dy trajtimeve me transfuzion të gjakut.

Më 28 shkurt gjendja e tij u përkeqësua, pasi pati probleme të frymëmarrjes dhe u desh të merrte oksigjen përmes një maske. Ai po ashtu përjetoi dy kriza të frymëmarrjes disa ditë më vonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG