Ndërlidhjet

Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim dhe negociata


Papa Françesku. Fotografi ilustruese.
Papa Françesku. Fotografi ilustruese.

Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievit, Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë është "absurde dhe mizore", dhe bëri thirrje për armëpushim dhe negociata.

Gjatë fjalimit javor të 22 shkurtit, Papa e quajti njëvjetorin e luftës "përvjetor të trishtuar" dhe tha se është afër popullit ukrainas.

Ai tha se "fitorja e vërtetë" në Ukrainë "nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja".

Edhe në fjalimin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa kishte bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Papa e ka konsideruar luftën në Ukrain si “çmenduri”.

Vitin e kaluar ai kishte deklaruar se "të pafajshmit e paguajnë luftën", dhe se tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta janë “delikuentë që vrasin njerëzimin”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG