Ndërlidhjet

Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur


Gjykata dhe Prokuroria e Lartë e Beogradit. 30 janar 2024.
Gjykata dhe Prokuroria e Lartë e Beogradit. 30 janar 2024.

Prokuroria e Lartë e Beogradit njoftoi më 2 dhjetor se i ka parashtruar një kërkesë Policisë serbe që të mbledhë informacionet e nevojshëm lidhur me fletushkat që bëjnë thirrje për një rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Serbisë.

Këto fletushka janë vendosur në kutitë postare të qytetarëve në një rrugë të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, u tha në njoftimin e Prokurorisë serbe.

Policia serbe po ashtu është urdhëruar që urgjentisht të zbulojë identitetin e personave që përgatitën dhe shpërndan këto fletushka, në të cilat gjenden dy kode QR.

Njëri nga QR kodet çon në një faqe interneti, ndërsa tjetri në një profil në Instagram, të dy me titullin “grusht baruti”.

Hetimet do të kryhen për të përcaktuar nëse ekzistojnë elemente të veprës penale "Thirrje për ndryshimin e dhunshëm të rendit kushtetues" nga neni 309 i Kodit Penal i Serbisë, tha Prokuroria e Lartë e Beogradit.

Pamfleti i përmendur ka titullin “Thirrje për rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.

Në të përmendet se cilëve qytetarë të Serbisë duhet t’u mohohet e drejta e votës e garantuar me Kushtetutën serbe, cilat janë afinitetet e nevojshme për qytetarët për të realizuar këtë të drejtë, dhe renditen fazat e realizimit të këtij qëllimi, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Lartë të Beogradit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG