Ndërlidhjet

Skenat e operacionit vdekjeprurës në Bregun Perëndimor

Një operacion ushtarak izraelit në qytetin palestinez Jenin, në Bregun Perëndimor, vrau të paktën nëntë persona dhe plagosi 20 të tjerë, të enjten e 26 janarit. Si pasojë e disa prej luftimeve më të ashpra që janë parë në dy dekadat e fundit në territorin e okupuar, u shkatërruan ndërtesa dhe u dëmtuan lagje.

I përshkruari si "operacion kundërterrorizëm" nga ushtria izraelite u krye në kampin e refugjatëve në Jenin, ku ndodhen rreth 14.000 banorë të qytetit, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Dëshmitarët thanë se tri automjete civile të ushtrisë izraelite hynë në kamp, duke nxitur një shkëmbim zjarri me luftëtarët palestinezë. Dhuna u përshkallëzua, duke përfshirë dhjetëra automjete ushtarake dhe tre buldozerë.

Pamjet pas operacionit tregojnë shkatërrimin e madh: automjete të përmbysura dhe ndërtesa të shndërruara në rrënoja.

Nëntë palestinezë, përfshirë një grua të moshuar, u vranë gjatë operacionit. Ushtria izraelite ka thënë se gjashtë "terroristë" janë vrarë, dhe se po heton vrasjet e tjera.

Teksa situata në Jenin u qetësua, banorët vajtuan të vrarët.

(Përgatiti: Trim Haliti)


XS
SM
MD
LG