Ndërlidhjet

Afër 200 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës


Një punëtor shëndetësor në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Një punëtor shëndetësor në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) bën të ditur se 272 pacientë janë të shtrirë në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus, ku 196 prej tyre janë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, 194 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërkaq nëntë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sa i përket klinikave të Qendrës Klinike Universitare, në Klinikën Infektive është numri më i madh i pacientëve që po marrin trajtim, përkatësisht 72 pacientë, pasuar nga ajo e Pulmologjisë ku po trjaohen 37 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 120 pacientë me koronavirus. Spitali i Gjakovës ka numrin më të madh të pacientëve apo 53 pacientë, pasuar nga ai i Gjilanit me 29 pacientë të shtrirë.

Të premten, më 13 gusht, Kosova shënoi 1.128 raste të reja me COVID-19.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 113.781 raste me koronavirus, prej tyre 2.279 pacientë kanë vdekur dhe 106.009 janë shëruar.

Raste aktive janë 5.493.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG