Ndërlidhjet

Osmani takon Pendarovskin: Përfshirja e Kosovës në NATO është garanci për stabilitetin e rajonit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përshëndet presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Prishtinë, 25 janar 2024.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përshëndet presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Prishtinë, 25 janar 2024.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëra-tjetrën”, ka thënë Osmani, sipas një njoftimi në Facebook nga Presidenca.

Osmani ka thënë më 25 janar se përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe, e më pas në NATO, është garanci për stabilitet në rajon.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Qeveria e Kosovës e ka formuar një grup punues për anëtarësimin në këtë program.

Shtetet e Bashkuara e kishin mbështetur anëtarësimin e Kosovës në realizim të këtij synimi por duke rikujtuar se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i 30 vendeve anëtare të Aleancës.

Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre, ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

Osmani ka thënë, gjithashtu, se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE.

Sipas Osmanit, shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe "shtyllë e stabilitetit".

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, ka thënë Osmani duke shtuar se “Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE”.

Pjesë e agjendës së Pendarovskit në Prishtinë është edhe takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG