Ndërlidhjet

OKB thotë se palestinezët po kthehen në veri të Gazës


Palestinezët duke u larguar nga veriu për në jug të Rripit të Gazës.
Palestinezët duke u larguar nga veriu për në jug të Rripit të Gazës.

Një zëdhënëse e Zyrës për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara tha se ka sinjale të reja që disa palestinezë, që fillimisht ishin zhvendosur në jug pas urdhrit izraelit për evakuim, po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli po kryen sulme ajrore edhe në jug të Rripit të Gazës.

“Ne mbesim shumë të shqetësuar që sulmet e ashpra ajrore të forcave izraelite në mbarë Gazën, përfshirë në jug”, tha për gazetarët Ravina Shamdasani.

“Sulmet, të kombinuara me kushtet e rënda të jetesës në jug, duket se kanë shtyrë disa që të kthehen në veri, pavarësisht se në atë zonë po vazhdojnë bombardimet e ashpra”.

Shamdasani tha se Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka dëgjuar informacione se njerëzit po presin që të kthehen në veri, përfshirë edhe dëshminë e një palestinezi që ka thënë se “më mirë të vdes në shtëpinë time”.

Pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, autoritetet izraelite rrethuan Gazën dhe urdhëruan banorët në veri të territorit të zhvendoseshin në jug.

Pas urdhrit për evakuim, mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur në jug të Rripit të Gazës, por edhe në këtë zonë është raportuar për sulme të vazhdueshme ajrore izraelite.

Izraeli është zotuar se do të kryejë pushtim tokësor të Gazës për të zhdukur militantët palestinezë të Hamasit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG