Ndërlidhjet

OKB: Dhjetë milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre


Një ushtar polak mban në dorë një fëmijë teksa ndihmon një familje refugjate që ta kalojnë kufirin ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë. Mars, 2022.
Një ushtar polak mban në dorë një fëmijë teksa ndihmon një familje refugjate që ta kalojnë kufirin ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë. Mars, 2022.

Dhjetë milionë persona – mbi çereku i popullsisë – tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë, tha shefi i agjencisë për refugjatë në Kombet e Bashkuara.

“Në mesin e përgjegjësive të atyre që nxisin luftëra kudo në botë, është dhimbja e shkaktuar ndaj civilëve të cilët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha shefi i UNHCR, Filippo Grandi.

“Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese sa që dhjetë milionë persona janë zhvendosur brenda vendit, apo si refugjatë jashtë Ukrainës”, tha ai.

UNHCR tha se 3,389,044 ukrainas janë larguar nga shteti që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, 60,352 persona vetëm të shtunën janë larguar nga vendi.

Afër 90 për qind e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë. Burrat ukrainas nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk mund të largohen nga shteti, pas mobilizimit të përgjithshëm ushtarak.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatë, mbi 1.5 milion e refugjatëve janë fëmijë, teksa kjo agjenci paralajmëroi se rreziku nga trafikimi me qenie njerëzore është “real”.

Mbi gjashtë milionë persona besohet se janë të zhvendosur brenda Ukrainës.

Para konfliktit, Ukraina kishte një popullsi prej 37 milionë banorësh, pa llogaritur popullsinë në Gadishullin e aneksuar të Krimesl, dhe në dy rajonet lindore separatiste.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG