Ndërlidhjet

OKB shpall qasjen në ambient të hapur si të drejtë të njeriut


Pamje nga një mal në Zvicër. Fotografi nga arkivi.
Pamje nga një mal në Zvicër. Fotografi nga arkivi.

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut e ka njohur qasjen në ambient të pastër dhe të shëndetshëm si të drejtë themelore.

Rezoluta, e diskutuar fillimisht më 1990, nuk është detyruese, mirëpo ka potencial që të rrisë standardet globale.

Teksti që është propozuar nga Kosta Rika, Maldivet, Maroku, Sllovenia dhe Zvicra është miratuar me 43 vota, derisa katër vende kanë abstenuar: Rusia, Kina, India dhe Japonia.

Britania, e cila ka qenë në mesin e vendeve kritike të dokumentit gjatë negociatave, ka votuar në të mirë të tij, derisa Shtetet e Bashkuara nuk kanë votuar meqë nuk janë anëtare të Këshillit me 47 anëtarë.

Ambasadorja e Kosta Rikës, Catalina Devandas Aguilar, ka thënë se vendimi do të “dërgojë mesazh të fuqishëm për komunitetet në gjithë botën, të cilat përballen me vështirësi klimatike se nuk janë vetëm”.

Kritikët kanë thënë se Këshilli nuk është forum i përshtatshëm dhe kanë cituar shqetësime ligjore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreth 13.7 milionë vdekje në vit shkaktohen si pasojë e rreziqeve nga ambienti siç është ndotja e ajrit dhe ekspozimi në kemikate.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG