Pa punë dhe pa para: Afganët po i shesin gjërat për të mbijetuar
Miliona njerëz janë të papunë në Afganistan, rezervat e jashtme të vendit janë ngrirë, paratë e gatshme pothuajse janë shterur, ndërsa në tregje gati janë harxhuar mallrat dhe materialet e importuara. Rënia e madhe e ekonomisë ka shkaktuar pasoja të ndjeshme te afganët: disa prej tyre në kryeqytet po detyrohen t’i shesin gjërat shtëpiake, vetëm për të blerë ushqim. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Facebook Forum