Edicioni i 111-të i Tour de France sivjet nisi nga Italia më 29 qershor, ndërsa për herë të parë nuk do të përfundojë në Paris, më 21 korrik, për shkak të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Parisi 2024.
Distanca e përgjithshme e garës Tour de Francë është 3.498 kilometra.
Gara mbahet në 21 faza ku garuesit nga 22 ekipe përshkojnë shtigje me gjatësi të ndryshme, të cilat kalojnë nëpër fusha, kodrina, vendbanime, vreshta e ara. Gara ndiqet edhe nga shikues/banorë lokalë përgjatë shtegut të çiklistëve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)