Ndërlidhjet

OBSH: Omicron nuk duhet të kategorizohet "i butë"


Ilustrim.
Ilustrim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmurje të rënda, në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet “i butë”.

Janet Diaz nga OBSH, ka thënë më 6 janar se studimet e hershme tregojnë se nga Omicron ka më pak mundësi të shtrimit të njerëzve në spital.

Ajo u ka thënë gazetarëve nga Gjeneva, se rreziku më i vogël vërehet si te të rinjtë, ashtu edhe te personat më të moshuar.

"Omicron mund ta luftojë variantin Delta"
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:06:10 0:00

“Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në të njëjtën konferencë për media.

“Sikur edhe variantet tjera, Omicron është duke shtrirë njerëzit në spital dhe po i vret ata”.

Ai ka paralajmëruar për një “cunami” të infektimeve globale.

Agjencia ka regjistruar 9.5 milionë raste të reja në gjithë botën, çka shënon rritje prej 71 për qind nga java në javë.

Numri i saktë i të infektuarve besohet se është shumë më i lartë pasi shumë rajone nuk janë duke testuar mjaftueshëm njerëz, apo raportimet nuk janë të plota.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG