Ndërlidhjet

OBSH: Furnizimet me oksigjen në Ukrainë po mbarojnë


Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Furnizimet me oksigjen, për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID-19 dhe sëmundje të tjera kritike, janë duke u pakësuar në Ukrainë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitale, çfarë do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.

Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt.

Sipas monitoruesve të OKB-së, gati 100 civilë janë vrarë në luftime.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, shifrat e viktimave janë shumë më të larta.

  • Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.

OBSH-ja tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente të oksigjenit përmes Polonisë.

“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH-ja tha se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballen gjithashtu me mungesë të zeolitit - një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.

Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG