Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës. Termocentrali Bërthamor i Obninskut revolucionarizoi industrinë e energjisë, por i hapi udhën një fatkeqësie që do ta ndalte adoptimin më të gjerë të teknologjisë.
Farat e Çernobilit: Si lindi termocentrali i parë bërthamor?

5
Paneli i kontrollit të termocentralit bërthamor të Obninskut i fotografuar më 1955.
Objekti i Obninskut përdori nxehtësinë nga ndarja bërthamore e uraniumit të pasuruar për të zier ujin në avull, i cili nga ana e tij rrotulloi një turbinë që prodhonte energji elektrike. Fuqia e reaktorit bërthamor duhej të kufizohej në prodhimin që mund të përballonte një turbinë ekzistuese.

6
Shkencëtarët matin nivelet e rrezatimit brenda Centralit Bërthamor të Obninskut më 1957.
Një dëshmitar i reaktorit eksperimental që u aktivizua në vitin 1954 e përshkroi atë që dukej si "një rrymë avulli që dilte nga valvula me një fërshëllimë të fortë. Reja e bardhë e avullit të zakonshëm, e cila ende nuk ishte mjaft e nxehtë për ta rrotulluar turbinën, na dukej një mrekulli. Në fund të fundit, ky ishte avulli i parë i prodhuar nga energjia atomike”.

7
Një seksion i paidentifikuar i Centralit Bërthamor të Obninskut i fotografuar në vitet 1970.
Termocentrali mbeti në funksion pa incidente të mëdha derisa u çaktivizua në vitin 2002. Suksesi i objektit në shkallë të vogël ishte baza për projektimin e reaktorëve RMBK që do të qëndronin në zemër të disa centraleve bërthamore sovjetike, duke përfshirë një objekt pranë Kievit në Ukrainën Sovjetike i njohur si termocentrali bërthamor i Çernobilit.