Ndërlidhjet

Nxënësit kthehen në shkolla


Dy nxënës duke shkuar në një shkollë në Prishtinë.
Dy nxënës duke shkuar në një shkollë në Prishtinë.

Viti i ri shkollor ka nisur zyrtarisht të hënën në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Fillimi i mësimit ka ndodhur me një vonesë prej pesë javësh, si rezultat i një greve të mësimdhënësve, e cila është pezulluar më 1 tetor, deri në janar.

Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti.

Greva është pezulluar pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve.

Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për ndihmë - për shkak të rritjes së inflacionit - dhe në të janë ndarë edhe nga 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike.

Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG