Të paktën katër persona janë therur me thikë në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë, tha policia lokale.
Një prej viktimave raportohet se është në gjendje kritike.
I dyshuari më pas është arrestuar, thanë zyrtarët.
“Mund të konfirmoj se e kemi të dyshuarin nën kontroll”, tha për Reuters një zëdhënës i Policisë.
Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë motive dyshojnë se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe policia tha se qytetarët kanë treguar se sulmuesi “rastësisht” ka zgjedhur viktimat që i ka sulmuar.
Në tetorin e kaluar, në vendin e njëjtë, Numedal, një sulmues vrau pesë persona duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.