Ndërlidhjet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell: Kemi marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
  • Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
  • Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
  • Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.
  • Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
  • SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.
08:01 18.3.2023

Mirëmëngjesi të nderuar lexues!

Radio Evropa e Lirë po nis mbulimin direkt të takimit të radhës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Takimi do të zhvillohet me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në agjendë të diskutimeve do të jetë një propozim i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim përmbajtjen e këtij propozimi. Diskutimet tani do të zhvillohen për zbatimin e tij.

Ndiqeni REL-in për të qenë të informuar në kohë reale me informacionet e reja.

XS
SM
MD
LG