Në fshatin Nju-Jork, ushtarët ukrainas zmbrapsin sulmet ruse
Ushtarët ukrainas që po e mbrojnë fshatin Nju-Jork, afër Donjeckut, thonë se kanë zmbrapsur disa sulme, teksa forcat ruse janë munduar t’i mposhtin ata. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, ka kaluar kohë me ta, më 29 prill, teksa zhurma e shpërthimeve dhe të shtënave me armë të vogla jehonte në terren. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)