Ndërlidhjet

Përmes fotove: Një vit luftë mes Izraelit dhe Hamasit

Një vit pasi persona të armatosur të Hamasit - grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - u futën nga Gaza për të kryer sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit, dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë, Gaza është bërë gërmadhë dhe konflikti rajonal ka përfshirë Lindjen e Mesme.

Pas sulmit të Hamasit, Izraeli nisi një luftë në Gazë, ku deri tash janë vrarë afro 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha më 7 tetor 2024 se gjatë vitit të fundit ka bombarduar më shumë se 40.000 shënjestra në Gazë, ka zbuluar 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 vende të raketahedhësve.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Nëna e binjakëve palestinezë, Wesam dhe Naeem Abu Anza, të cilët lindën gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe u vranë nga sulmet ajrore izraelite, shihet duke i përqafuar dhe duke qarë gjatë funeralit të tyre, në Rafah, Rripi i Gazës më 3 mars 2024.
 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG