Ndërlidhjet

Një udhëtar i armatosur vrau dy persona në aeroportin kryesor të Moldavisë


Aeroporti i Kishinievit në Moldavi.
Aeroporti i Kishinievit në Moldavi.

Autoritetet në Moldavi thanë të premten se dy persona u qëlluan për vdekje në aeroportin e kryeqytetit Kishiniev nga një shtetas i huaj, të cilit iu mohua hyrja në vend.

Ndërsa autori po shoqërohej nga zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinievit, ai "mori armën e një roje kufitare" dhe plagosi për vdekje dy personat, thanë autoritetet.

“Në këtë moment rreziku është eliminuar. Agresori ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet”, tha policia e Moldavisë në Facebook.

Më pas personi u neutralizua dhe u vu në pranga nga forcat speciale që ndërhynë.

Autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan nga aeroporti.

Një burim policor tha për Reuters se pasagjeri kishte ardhur nga Turqia dhe se ai kishte përdorur një armë zjarri kundër rojeve kufitare.

Autoritetet në Moldavi bënë të ditur pasditen e së premtes së vrasësi është një 43 vjeçar nga Taxhikistani.

Moldavia, e cila fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Moldavia shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG