Ndërlidhjet

Një sulmues i vret tre izraelitë në kufi me Jordaninë


Forcat izraelite në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, Allenby, ku një sulmues vrau tre izraelitë, 8 shtator 2024.
Forcat izraelite në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, Allenby, ku një sulmues vrau tre izraelitë, 8 shtator 2024.

Tre njerëz janë vrarë me armë zjarri të dielën në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, thanë zyrtarët izraelitë.

Ushtria izraelite tha se një burrë i armatosur erdhi në pikëkalimin Allenby nga pjesa jordaneze me një kamion dhe hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilat e vranë atë gjatë këmbimit të zjarrit.

Tre civilët e vrarë në këtë sulm janë izraelitë, tha ushtria.

“Terroristi u eliminua nga forcat e sigurisë. Tre civilë izraelitë vdiqën në vendin e ngjarjes si pasojë e sulmit”, tha ushtria izraelite.

Shërbimi emergjent i Izraelit, Magen David Adom, tha se tre të vrarët ishin burra të moshës rreth 50-vjeçare.

Jordania nuk e ka komentuar ende këtë sulm.

Jordania bëri paqe me Izraelin në vitin 1994, por ka qenë kritike e ashpër e politikave izraelite karshi palestinezëve.

Pikëkalimi Allenby përdoret kryesisht nga izraelitët, palestinezët dhe turistët ndërkombëtarë.

Në Bregun Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli, është rritur dhuna prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – kreu një sulm në Izrael më 7 tetor.

Izraeli kryen arrestime pothuajse të përditshme në zonat e dendura palestineze. Për më tepër, dhuna e kolonëve izraelitë dhe sulmet palestineze ndaj izraelitëve janë rritur dukshëm prej vitit të kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG