Ndërlidhjet

Kuebeku do të penalizojë financiarisht të pavaksinuarit


Dozë vaksine kundër koronavirusit.
Dozë vaksine kundër koronavirusit.

Provinca kanadeze, Kuebek, do të shtojë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Kuebek, rajon i cili është përballur me shifrat më të larta të vdekjeve me koronavirus në Kanada, aktualisht po përballet me rritje të shkallës së infektimit.

Zyrtarët e këtij rajoni kanë thënë se do të jenë të parët që penalizojnë financiarisht të pavaksinuarit.

Vetëm rreth 12.8 për qind e banorëve të Kuebekut nuk janë të vaksinuar, mirëpo ata përbëjnë gjati gjysmën e të gjithë pacientëve të shtrirë nëpër spitale.

Sipas të dhënave federale, rreth 85 për qind e banorëve të Kuebekut kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit deri më 1 janar.

Kryetari i Kuebekut, Francois Legault, ka thënë në një konferencë për media se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës, duhet të paguajnë “një kontribut”.

Shuma e taksës nuk është caktuar ende.

“Mendoj se tani kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë e më shumë se 90 për qind të popullsisë që ka bërë sakrifica”, ka thënë Legault.

“Mendoj se ua kemi borxh këtë masë”.

Javën e kaluar, kjo provincë ka njoftuar se do të kërkojë dëshmi të vaksinimit në dyqanet e alkoolit dhe kanabisit.

Në 24 orët e fundit, autoritetet në këtë rajon kanë regjistruar 62 vdekje me koronavirus, duke e çuar totalin e viktimave në 12,028.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG