Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Kllokotit për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ish-nënkryetarit të Komunës së Kllokotit Sasha Mirkoviq, nën dyshimet se e ka kryer kryer veprën penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se Mirkoviq, bashkë me ish-kryetarin e Kllokotit Bozhidar Dejanoviq, i kanë kanosur qytetarët serbë të komunës, për të ndikuar në vullnetin tyre zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Dejanoviq është dënuar më 2022 më një vit burgim me kusht për kryerje të veprës së njëjtë penale, sikurse ajo për të cilën dyshohet Mirkoviq.

“I dënuari B.D. në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ka siguruar vota në mënyrë të kundërligjshme për subjektin politik ‘Lista Serbe’, kurse i pandehuri S.M. në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, ka siguruar vota për subjektin politik me numër 129 ‘Ujedinjina Zajdenica- Ardiana Hoxhiq’.

Në këtë fazë të procedurës, gjykata ka thënë se i pandehuri do të mbrohet në liri.

Kllokoti është komunë e banuar me shumicë serbe dhe gjendet 55 kilometra larg Prishtinës.

Në zgjedhjet e parakohshme paralemtnare të 14 shkurtit të vitit 2021, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – është akuzuar nga partitë e komuniteteve joserbe, se i ka ndihmuar dy subjekte boshnjake dhe rome, që të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Bëhej fjalë për subjektin “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq” dhe “Iniciativën Rome”.

Pas apeleve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Adrijana Hoxhiq e pati humbur ulësen në Kuvendin e Kosovës, pasi PZAP-ja i pati anuluar votat e fituara në lokalitetet me shumicë serbe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG