Ndërlidhjet

Gjashtë ngjyrat e Olimpiadës

Gjashtë ngjyrat e Lojërave Olimpike - e kaltra, e verdha, e zeza, e gjelbra dhe e kuqja nga pesë rrathët mbi një sfond të bardhë - janë shpërndarë nëpër monumentet e famshme botërore dhe rrugët elegante të Parisit, ndërsa ethet olimpike kanë pushtuar kryeqytetin francez.

Të dizajnuara në vitin 1913 nga Pierre de Coubertin, themelues i Lojërave Olimpike moderne, rrathët ishin simbolikë për pesë kontinentet e njohura të botës.

"Këta pesë rrathë përfaqësojnë pesë pjesët e botës që kanë pranuar kauzën e olimpizmit dhe janë të gatshme për të pranuar rivalitetet e tij të frytshme", u citua të ketë thënë De Coubertin. "Për më tepër, gjashtë ngjyrat e kombinuara në këtë mënyrë riprodhojnë ato të të gjitha kombeve, pa përjashtim".

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG