Ndërlidhjet

OKB: Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina


Refugjatët ukrainasë në Poloni
Refugjatët ukrainasë në Poloni

Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, tha agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit, të premten.

Shifrat e fundit tregojnë 200,000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.

Në anën tjetër, , Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se të paktën 1.85 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës.

Pjesa më e madhe e refugjatëve ukrainas ka hyrë në Poloni.

Roja Kufitare Polake tha të martën (8 mars) se mbi 1.2 milion ukrainas kanë hyrë në këtë vend - mbi 141,500 prej tyre vetëm të hënën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

  • Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG