Ndërlidhjet

Nga rrëshqitja e dheut në Pakistan vdesin 12 veta - shumica fëmijë


Shirat sezonalë kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 275 njerëzve në të gjithë Pakistanin që nga 1 korriku.
Shirat sezonalë kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 275 njerëzve në të gjithë Pakistanin që nga 1 korriku.

Një rrëshqitje dheu, e shkaktuar nga shirat monsun, goditi një shtëpi në veriperëndim të Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.

Shumica e viktimave janë fëmijë, tha një zyrtar i ekipeve të shpëtimit.

Shërbimi i Emergjencave tha se incidenti ka ndodhur gjatë natës në provincën Khiber Paktunkva.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të nëntë fëmijëve, dy grave dhe një burri.

Autoritetet kanë paralajmëruar se shirat e furishëm, që kanë nisur muajin e kaluar, mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Pakistan.

Që nga 1 korriku, mbi 275 njerëz kanë vdekur në incidente të lidhura me shirat në pjesë të ndryshme të këtij vendi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG