Ndërlidhjet

Ukraina dhe Rusia raportojnë për shumë viktima nga sulmet e fundit


Dy gazetarë u plagosën dhe një mbetet i zhdukur në rrënoja pas një sulmi rus me raketa në një hotel në Kramatorsk, Ukrainë, më 25 gusht 2024.
Dy gazetarë u plagosën dhe një mbetet i zhdukur në rrënoja pas një sulmi rus me raketa në një hotel në Kramatorsk, Ukrainë, më 25 gusht 2024.

Gjashtë njerëz u vranë nga sulmet ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë, thanë zyrtarët vendës të dielën. Ndërkohë, autoritetet ukrainase raportuan për disa njerëz të plagosur nga sulmet ruse nëpër Ukrainë.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Glakdkov, tha në Telegram se pesë civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga granatimet ukrainase në qytezën Rakitnoe. Një person u vra nga një sulm ukrainas me dronë në fshatin Soloviovka, shtoi ai.

Gladkov tha se gjashtë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, përfshirë një vajzë 16-vjeçare që është në kujdes intensiv.

Pretendimet e tij nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Belgorod dhe Moska tha se do të dërgonte trupa shtesë për ta mbrojtur rajonin, pasi Ukraina e nisi një inkursion befasues në rajonin Kursk më 6 gusht.

Prej atëherë, Ukraina i ka marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk, sipas Kievit.

Ky është inkursioni më i madh brenda Rusisë prej Luftës së Dytë Botërore.

Në Ukrainë, autoritetet thanë se disa persona u plagosën në rajonet Harkiv dhe Donjeck si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa.

Në mesin e tyre janë edhe dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters, të cilët u plagosën nga një sulm një sulm gjatë natës në një hotel në qytetin lindor Kramatorsk, ndërsa një tjetër është zhdukur në gërmadha, thanë Reuters dhe zyrtarët rajonalë të Donjeckut.

“Njëri nga kolegët tanë është zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital për mjekim”, tha Reuters.

Sulmet ruse goditën shtëpitë e banimit në qarqet e Harkivit Balaklia, Çuhuiv dhe Kupianks, si dhe në kryeqytetin rajonal, Harkiv, duke i plagosur 17 njerëz dhe duke dëmtuar disa shtëpi, thanë zyrtarët vendës.

Kërkimet për gjetjen e gazetarit të zhdukur janë duke vazhduar, tha Vadym Filashkin, kryetar i qeverisë rajonale të Donjeckut.

Rusia lëshoi disa dronë dhe raketa gjatë natës në rajonet veriore dhe lindore, por kundërajrorët ukrainas i shkatërruan shumicën e tyre, para se ato ta arrinin synimin, thanë autoritetet ukrainase.

"Shumica e raketave nuk e arritën cakun", thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram, duke shtuar se Rusia lëshoi një raketë balistike Iskander-M, një raketë lundrimi Iskander-K dhe gjashtë raketa të telekomanduara. Ato nuk treguan se sa raketa u shkatërruan saktësisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG