Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për nëndetësen e zhdukur në Atlantik


Nisja e ekspeditës drejt Titanikut nga nëndetësja e zhdukur. 18 qershor 2023.
Nisja e ekspeditës drejt Titanikut nga nëndetësja e zhdukur. 18 qershor 2023.

Ekipet e kërkimit janë në garë me kohën për të gjetur nëndetësen e turistëve, që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik.

Pesë persona ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes.

Video: Zhdukja e nëndetëses

Zhdukja e nëndetëses në Atlantik: Shpëtimtarët në garë me kohën
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:31 0:00

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës në mes të Oqeanit Atlantik, por deri më tani ekipet nuk kanë hasur në nëndetësen.

Agjencitë amerikane dhe kanadeze, marinat dhe firmat që operojnë me nëndetëse që mund të udhëtojnë në thellësi të mëdha, po ndihmojnë në operacionet e shpëtimit.

Besohet se anëtarët e ekuipazhit kanë oksigjen për rreth katër ditë. Në mesin e personave që gjenden në këtë nëndetëse është miliarderi dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding.

Në bord të nëndetëses janë edhe biznesmeni pakistanez, Shahzad Dawood, dhe djali i tij Sulemani.

Me këtë nëndetëse po ashtu besohet po udhëtonte edhe eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet. Raportohet se shefi ekzekutiv i OceanGate – kompania që ka organizuar këtë zhytje – është në bordin e nëndetëses.

“Tani, fokusi jonë është që të kemi sa më shumë kapacitete në atë zonë”, tha admirali i Rojeve Bregdetare amerikane, John Mauger.

Avionë ushtarakë, nëndetëse sonare janë përfshirë në kërkimin e nëndetëses.

Pjesë të anijes së fundosur të Titanikut gjenden 700 kilometra në jug të Njufoundlend.

Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra. Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG