Ndërlidhjet

Në vijën e ndarjes në lindje të Ukrainës

Ukraina dhe aleatët e saj nga NATO-ja kanë dhënë alarmin për lëvizjet e trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit, duke nxitur shqetësimet se një konflikt që po zihet në lindje të Ukrainës mund të shpërthejë në një luftë të hapur.

Ndërkaq, Moska i ka akuzuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sjellje destabilizuese, dhe ka sugjeruar se Kievi mund të jetë duke përgatitur ofensivën e vet në lindje të Ukrainës, gjë që autoritetet ukrainase e mohojnë kategorikisht.

Raportet mes Ukrainës dhe Rusisë janë prishur më 2014, pasi forcat e mbështetura nga Moska pushtuan territore në lindjen e Ukrainës, të cilat Kievi dëshiron t’i kthehen në kontroll. Sipas Ukrainës, nja 14,000 njerëz janë vrarë gjatë luftimeve që atëherë.

(Përgatiti: Trim Haliti)

XS
SM
MD
LG