Ndërlidhjet

"Dhëmbë dragoi", pushkë kundërdron dhe roja të armatosura: Në kufirin Bjellorusi-Ukrainë

Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën.

Pasi udhëheqja e Bjellorusisë mbështeti agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, dhe lejoi përdorimin e infrastrukturës së saj ushtarake dhe të hapësirës së saj ajrore për pushtimin dhe bombardimin e qyteteve ukrainase nga Rusia, Ukraina mbylli kufirin me Bjellorusinë më 28 shkurt 2022, ndërpreu tregtinë me të dhe nisi forcimin e kufirit të saj me Bjellorusinë për t'ua pamundësuar trupave ruse që të sulmojnë sërish nga territori bjellorus.

Edhe Bjellorusia ka ndërtuar fortifikata mbrojtëse në kufirin me Ukrainën.

(Përgatiti: Trim Haliti)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG