Ndërlidhjet

Pasojat nga mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese


Mbështetësit e VMRO-DPMNE kishin protestuar me pankarta edhe kundër propozimit francez më 14 korrik 2022.
Mbështetësit e VMRO-DPMNE kishin protestuar me pankarta edhe kundër propozimit francez më 14 korrik 2022.

Ndryshimet kushtetuese për njohjen e pakicës bullgare si popull shtetformues në Kushtetutën maqedonase me gjasë nuk do të miratohen dhe kjo do të ketë pasoja për të ardhmen e vendit, në veçanti stabilitetin duke marrë parasysh zhvillimet e sigurisë në rajon dhe më gjerë, thotë Fejzi Hajdari, njohës i çështjeve politike dhe botues i gazetës Lajm.

Por, ndryshe nga ai, ish-diplomati Risto Nikovski, thotë se me mosmiratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut nuk do të ketë asnjë pasojë. Përkundrazi, sipas tij, do të ruhet gjuha, identiteti dhe kultura maqedonase që “rrezikoheshin me propozimin e dëmshëm francez që bazohet me interesat bullgare”.

Këto reagime pasojnë vizitën e shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën në Shkup, e cila porositi autoritetet maqedonase, por edhe partitë opozitare që ta shfrytëzojnë mundësinë për të shpejtuar integrimin evropian me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Pavarësisht mesazheve të saj, por edhe të shumë diplomatëve të tjerë evropianë dhe amerikanë, opozita maqedonase ka theksuar qartë se “asnjëherë nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese që dëmtojnë interesat kombëtare maqedonase”.

Pa votat e opozitës, Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pasi nevojiten dy të tretat në Kuvend, të cilat shumica parlamentare nuk ka arritur t’i sigurojë.

Njohësi i çështjeve politike, Fejzi Hajdari, thotë se shpresat për miratimin e tyre tashmë po shuhen dhe Maqedonia e Veriut do të mbetet “delja e zezë” e rajonit, pasi Shqipëria do të vazhdojë e vetme me bisedimet e anëtarësimit evropian.

“Gjithsesi se kjo nuk do të jetë aspak e mirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për stabilitetin e rajonit në rrethanat ku ndodhemi sot. Ju e shihni se sa janë shtuar incidentet ku ka dyshime se janë të implikuara shtetet e rajonit, sidomos shërbimet, të cilat të ndikuara nga Rusia tentojnë ta mbajnë nën tension shtetin dhe rajonin. Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese do të hapte shumë sfida dhe probleme për një shtet të brishtë siç është Maqedonia e Veriut”, vlerëson Hajdari.

Ish-diplomati Risto Nikovski konsideron se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të ishte më i dëmshëm se sa mosmiratimi, andaj nuk mund të thuhet se Maqedonia e Veriut do të ketë pasoja në rast të ngecjes së mëtejmë në procesin integrues.

“Vlerësojmë se me kornizën negociuese që e kemi në tavolinë asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, sepse gjithë këto vizita që bëhen, kanë një mision, të na detyrojnë të bëjmë gjëra që janë absolutisht të papranueshme. Me refuzimin e këtij propozimi ne do të forcojmë pozicionin tonë apo gjithçka që ka të bëjë me identitetin, gjuhën, kulturën e traditën tonë. Ngecja në procesin negociues nuk do të ketë pasoja”, vlerëson Nikovski.

Procesi është shtyrë me forcë dhe normalisht tani rezulton me bllokada, andaj edhe kemi ngecje në procesin euro-integrues".


Ai thotë se nuk është kundër integrimit, por “në Bashkimin Evropian duhet të hyjmë me dinjitet dhe të barabartë me të gjitha shtetet tjera anëtare të unionit”.

Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci thekson nevojën e një qasjeje të re të institucioneve, pasi, sipas tij, tashmë po duket e qartë se ndryshimet nuk do të miratohen.

“Besoj se kjo mund të ndodhë vetëm me një konsensus kombëtar. Korniza e tanishme negociuese është ndërtuar gabimisht, duke injoruar tërësisht sektorin civil, ekspertët dhe opozitën. Procesi është shtyrë me forcë dhe normalisht tani rezulton me bllokada, andaj edhe kemi ngecje në procesin euro-integrues”, thotë Troshanovski.

Nga ana tjetër, analisti Fejzi Hajdari thotë për Radion Evropa e Lirë se zgjidhje mund të ketë, por vetëm pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Jam i mendimit se partia opozitare, VMRO DPMNE, megjithëse në këtë faze është kundër, shpresoj se në rast të një fitoreje që duket e sigurt se do të ndodhë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen shumë shpejt, këto ndryshime do të miratohen pas zgjedhjeve, kuptohet në konsultim dhe kontakt me qeverinë bullgare”, thotë ai.

Sipas tij, qeverisja aktuale me shkallën e lartë të korrupsionit dhe aferave të shumta, me të cilat po përballet, nuk ka kapacitet që t’i miratojë ndryshimet kushtetuese.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka porositur zyrtarët maqedonas se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian varet pikërisht nga ndryshimet kushtetuese.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG