Ndërlidhjet

Avionët hedhin ndihma në Gazë

Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.

Operacioni i shpërndarjes së ndihmave u krye nga katër aeroplanë C-130, duke përfshirë një që i përkiste forcës ajrore franceze, tha zëdhënësi i ushtrisë, Mustafa Hiyari.

Ndihmat u hodhën me parashuta në 11 vende përgjatë bregut të Gazës, për civilët e grumbulluar, tha Hiyari për Reuters.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


XS
SM
MD
LG