Si i kaloi Navalny muajt e fundit të lirisë në Gjermani
Një vit pas vdekjes së Aleksei Navalnyt në një burg rus, miqtë e tij po e shënojnë përvjetorin duke e kujtuar guximin dhe karakterin e kritikut të Kremlinit. Njëri prej tyre është Bjorn Leber. Trajneri i ndihmoi Navalnyt të rikuperohej në Gjermani, pas një helmimi gati vdekjeprurës më 2020, dhe kujton vendosmërinë e tij për të vazhduar luftën kundër regjimit të Vladimir Putinit. Fotografi gjerman, Jens Koch, shkrepi fotografi prekëse të Navalnyt në pesë muajt e fundit të lirisë së tij, para kthimit në Rusi, ku ai u arrestua menjëherë. Navalny do të mbetej prapa grilave deri në vdekjen e tij, në një burg në Arktik, më 2024. (Përgatitën: Trim Haliti, Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
1 prill 2025
Votat me postë për LDK-në në duart e Prokurorisë
-
29 mars 2025
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi...
-
28 mars 2025
A do të mbetet Kosova në radarin e Evropës?