Ndërlidhjet

Navalny kërkon bojkot të procesit zgjedhor në Rusi


Lideri opozitar, Aleksei Navalny
Lideri opozitar, Aleksei Navalny

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka ndaluar edhe zyrtarisht liderit opozitar, Aleksei Navalny që të garojë kundër presidentit rus, Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit të ardhshëm në Rusi.

Aktivisti kundër korrupsionit, Navalny ka bërë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor.

Komisioni ka thënë se dënimi, për të cilin Navalny beson se ishte i motivuar politikisht është arsyeja kryesore se pse ai nuk mund të garojë për president.

Sipas sondazheve Putini mund të fitojë lehtë edhe një tjetër mandat dhe mund të jetë në detyrë deri me 2024.

Përveç një anëtari që ka abstenuar gjatë votimit, të 12 anëtarët e tjerë të komisionit kanë votuar për të penguar kandidimin e Navalnyt.

Përmes një mesazhi të incizuar, që është publikuar vetëm disa minuta pasi është marrë vendimi nga komisioni, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të bojkotojnë votimin.

“Procedura në të cilën jemi të thirrur për të qenë pjesëmarrës nuk është proces zgjedhor. Vetëm Putini dhe kandidatët e tij të zgjedhur janë pjesë e tij”, ka thënë ai.

“Nëse marrim pjesë në këto votime, do të votojmë për gënjeshtra dhe korrupsion”.

“Ne do të kërkojmë nga secili të bojkotojë këto zgjedhje. Nuk do ta njohim rezultatin”, ka thënë Navalny.

Mbështetës të liderit opozitar, Akeksei Navalny
Mbështetës të liderit opozitar, Akeksei Navalny

Ai u ka thënë gazetarëve se pas vendimit të komisionit, do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Rusisë, ndonëse e ka kuptuar se shanset për ta përmbysur vendimin janë të pakta.

“Natyrisht se do të bëjmë kërkesë gjithandej, edhe në Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo jemi shumë të vetëdijshëm se edhe ky institucion është pjesë e procesit”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Më duket se komisioni dhe udhëheqësja Ella Pamfilova, as nuk tentuan që ky vendim të mos duhet i motivuar politikisht”.

Grevë elektrorale

Navalny ka theksuar më herët përpara komisionit se dënimi i tij ishte cilësuar si i padrejtë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se pengimi i tij nga pjesëmarrja do t’i bënte zgjedhjet jolegjitime.

“Ju garantoj se një numër i madh i njerëzve nuk do të dalin në zgjedhje dhe do të bojkotojnë ato”, por edhe do të mbajnë “grevë elektorale”, ka thënë ai.

Navalny i ka thënë komisionit se vendimi për ta penguar kandidimin e tij nuk “është kundër meje, por kundër 16,000 personave që më kanë nominuar, kundër 200,000 vullnetarëve që kanë punuar në këtë drejtim”.

Navalny, 41 vjeçar, ka dorëzuar më 24 dhjetor dokumentet e nevojshme në Komisionin Qendror Zgjedhor për t’u regjistruar si kandidat presidencial, pasi ka njoftuar se ka mbledhur nënshkrimet e kërkuara për të qenë pjesë e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet pa ne nuk janë zgjedhje”, ka deklaruar Navalny para se të dorëzonte dokumentet.

“Ne jemi të gatshëm të kundërshtojmë autoritetet aktuale. Kërkesa jonë kryesore është që të na lejohet të jemi pjesë e zgjedhjeve”, u ka thënë ai gazetarëve para se të largohej nga ndërtesa e komisionit në qendër të Moskës.

Komisioni zgjedhor e pati shpallur edhe më herët Navalnyn si të papërshtatshëm për të kandiuar deri më 2028, për shkak të një dënimi penal.

Navaly vazhdon ta cilësojë atë vendim të motivuar mbi arsye politike.

Navalny ishtë dënuar fillimisht më 2013 për përvetësim, duke u akuzuar për mashtrime buxhetore në rajonin Kirov të Rusisë për rreth 270,000 dollarë.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vitin e kaluar e ka hedhur poshtë vendimin, duke e cilësuar “arbitrar dhe haptazi të paarsyeshëm”.

Gjykata Supreme e Rusisë ka udhëruar më pas një rigjykim, në të cilin Navaly mori dënimin e njëjtë, derisa gjykata ka përdorur pothuajse fjalët e njëjta sikur në vendimin e vitit 2013.

President i keq

Më 24 dhjetor, mbështetësit e Navalnyt kanë orgnizuar marshe në 20 qytete rreth Rusisë, në mënyrë që të sigurojnë 15,000 nënshkrime për kandidaturën e tij.

Gjatë një marshi në Moskë, Navalny e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin si “president të keq”.

“Jeni ju Vladimir Putin, i cili e keni kthyer shtetin në burim të përfitimit për veten, familjen dhe shokët tuaj. Andaj nuk duhet të jeni më president”, ka thënë Navalny.

Sipas ligjit Navalnyt i janë dashur 500 nënshkrime në secilin nga 20 qytetet në Rusi, kanë thënë zyrtarë të fushtatës së tij.

Organizime të njëjëta janë mbajtur edhe në 19 qytete të tjeta duke përshirë, Shën Petersburgun, Vladivostok, Novosibirsk, Perm, Omsk, Krasnoyarsk, dhe Yekaterinburg.

Premtimet elektorale

Navanly ka publikuar programin e tij zgjedhor gjatë javës së kaluar, duke u fokusuar në luftimin e korrupsionit dhe rritjen e financimit për edukim dhe kujdes shëndetësor. Ai po ashtu ka përmendur edhe ndryshimet në taksa për shtresa të ndryshme të popullsisë.

Putin në anën tjetër ka deklaruar më 6 dhjetor se do të kërkojë votën për mandatin e katërt.

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Parashikimet por edhe kontrolli në nivelet ekzekutive e bën fitoren e tij një konkluzion të thjeshtë në Rusi.

Kritikët qeveritarë kanë thënë se fushtatat elektrorale dhe rezultatet janë të manipuluara nga autoritetet.

Analistët kanë thënë Putin është i etur për një fitore të bindshme me një dalje të madhe të votueve në këtë process zgjedhor, në mënyrë që mandati i tij të jetë sa më bindës.

Kjo mund të jetë edhe hera e fundit e kandidaturës së tij, bazuar në ligjin aktual.

Në garën për president, përveç Putinit ka edhe kandidatë të tjerë, ndonëse disa kritikë e kanë akuzuar Kremlinin për sanksionim të disa kundërshtarëve, në mënyrë që procesi të duket demokratik.

Më 24 dhjetor, një kundërshtar potencial, Sergei Mironov ka thënë se partia e tij, Vetëm Rusia, ka vendosur të mos kandidojë askënd në këto zgjedhje dhe ta mbështesin Putinin.

Ksenia Sobchak, një personalitet televiziv, babai i së cilës ka qenë mentor i Putinit, po ashtu do të jetë pjesë e garës.

Gazetarja ruse, kandidate për presidente, Ksenia Sobchak
Gazetarja ruse, kandidate për presidente, Ksenia Sobchak

Sobchak ka kritikuar thirrjen e Navalnyt për të bojkotuar votimin pasi sipas saj “zgjedhjet janë mënyra e vetme për të ndryshuar diçka dhe bojkoti nuk është efektiv”.

Ajo i ka propozuar Navalnyt që t’i bashkohet fushatës së tij nëse ajo do të regjistrohet për kandidim.

Në këto zgjedhje garojnë edhe persona që edhe më herët kanë qenë kandidatë si, liberali Grigory Yavlinsky dhe ultranacionalisti, Vladimir Zhirinovsky.

Komunistët kanë nominuar një tjetër kandidat, Pavel Grudinin, udhëheqës i një ferme luleshtrydhesh jashtë Moskës, në vend të shefit të partisë, Gennady Zyuganov.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG