Ndërlidhjet

Navalny bën thirrje për më shumë protesta kundër luftës në Ukrainë


Aleksei Navalny, politikan opozitar rus.
Aleksei Navalny, politikan opozitar rus.

Politikani opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje për protesta këtë fundjavë kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

Kritiku më i zëshëm i Kremlinit më 11 mars i kërkoi lëvizjes kundër luftës që të linte mënjanë frikën e arrestimit dhe të dilte në rrugë në atë që "padyshim nuk është një luftë e kotë".

“Maniaku i çmendur Putin do të ndalohet më shpejt nga populli i Rusisë nëse ata kundërshtojnë luftën”, tha ai në postim.

Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt, duke shënuar sulmin më të madh ndaj një vendi evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Moska thotë se Ukraina përbën një kërcënim për sigurinë e saj.

Navalny tha se që nga ajo kohë, "propoganda e Putinit" ka fshehur shkallën e viktimave dhe ka gënjyer për arsyen e luftës dhe shkatërrimin që ajo po u bën të dy vendeve.

"Nëse besojmë [sondazhet e opinionit], një në tre mbështetën lëvizjen kundër luftës në fillim të konfliktit," shkroi ai.

"Dhe kjo ishte përpara se lufta të na godiste edhe ne, me sanksione dhe katastrofë ekonomike. Përpara tmerrit kryesor të luftës - arkivole me djemtë që ktheheshin te nënat e tyre," shtoi ai.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj, pothuajse 14,000 njerëz janë arrestuar nga policia për protesta kundër konfliktit, sipas OVD-Info, një organizatë jofitimprurëse që monitoron arrestimet e policisë në mbarë vendin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG